INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bjellorusia heq vizat për 80 vende të huaja, mes tyre edhe Shqipëria [FOTO]

Bjellorusia heq vizat për 80 vende të huaja, mes tyre edhe Shqipëria [FOTO]

Publikuar më: 11:00 11-01-2017

Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko dje nënshkroi dekretin me të cilën mund të udhëtojnë pa viza shtetasit e 80 vendeve të huaja, përfshirë edhe Shqipërinë, për një qëndrim jo më të gjatë se pesë ditë, njoftojnë nga Ministria e Jashtme e Bjellorusisë, shkruan belarusfeed.com raporton INTV.al.

Në dokumentin përcaktohet hyrja pa viza në Bjellorusi për një periudhë që nuk i kalon pesë ditë përmes vendkalimit kufitar të aeroportit kombëtar në Minsk. Dekreti vlen për 39 vende në Evropë, duke përfshirë Bashkimin Evropian, si dhe Brazilin, Indonezinë, SHBA, Japonia dhe vende të tjera ne total 80 shtete në Botë. Dokumenti ka për qëllim përmirësimin e kushteve për udhëtarët e biznesit, turistët dhe njerëzit me pasaportë të rregullt, do të hyjë në fuqi një muaj pas publikimit të tij, shtojnë nga Ministria e Jashtme e Bjellorusisë.

Article Logic
Execution time: 0.0076100826263428