Regjisori i serialit “Hot”, Bjordi Mezini ka qenë i ftuar në programin “Jonida’s Room” në Vizion Plus ku ka folur rreth jetës së tij profesionale dhe asaj private. Bjordi i është përgjigjur një pyetësori “hot” me pyetje të sikletshme, ku nuk ka ngurruar të tregojë detaje edhe të jetës së tij private.
I pyetur nëse të dashurat e tij kanë qenë “hot” ai ka thenë se po, sepse i ka përzgjedhur vet të tilla. Ndërkohë për aktoren më “hot” të serialit nuk ka ngurruar të pohojë se ajo është Megi Pojani.