Edhe pse aktualisht fetus, fëmija i Blac Chynas është në prag të të bërit një yll televiziv.
Prindërit e ardhshëm janë në bisedime për të patur një reality shoë që do të ketë në qendër vetëm familjen e tyre të re.
Cifti flitet se janë duke rënë dakord me po të njëjtin rrjet që bëri të famshme edhe familjen e madhe Kardashian dhe se projekti është në rrugë e sipër. Burimet thonë se ata nuk do të vijnë “lirë” para teleshikuesit, ndërkohë që flitet se shuma e kërkuar është me 7 shifra.
Deri tani, asgjë nuk është vendosur por duke qenë se Chyna është në muajin e 3-të të shtatzanisë, rrjeti bën mirë që të lëvizë shpejt në mënyrë që ta kenë ata ekskluzivitetin dhe jo familja tashmë e famshme Kardashian.