Vjen lajmi i madh!
Rob Kardashian dhe Blac Chyna po presin një vajzë. Çifti e rrëfeu këtë detaj të rëndësishëm në premierën e reality show-t të tyre të ri. Fillimisht Kardashiani 29 vjeçar shprehu preferencën e tij për një djalë, përpara se e fejuara t’ia kthente pritshmëritë përmbys. “Rob, është vajzë” ishin fjalët e Chyna, e cila ka një djalë nga marrëdhënia me reperin Tyga. Menjëherë pas kësaj Rob ndryshoi tërësisht qëndrimin dhe tha që ishte i lumtur dhe gjithçka donte ishte një fëmijë i shëndetshëm. Dhe natyrisht si çdo gjë tjetër në familjen Kardashian, as kjo nuk i shpëtoi dot rrjeteve sociale, a thua se njerëzit nuk e moren vesh nga reality show.