INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Blac Chyna e kërcënon Rob Kardashian se nuk do ta lërë ta shohë fëmijën [FOTO]

Blac Chyna e kërcënon Rob Kardashian se nuk do ta lërë ta shohë fëmijën [FOTO]

Publikuar më: 14:35 30-09-2016

Telenovela Chyna-Kardashian vazhdon…

RadarOnline ka mësuar se e fejuara shtatzënë kohët e fundit ka hedhur “bombën” e radhës tek Rob Kardashian. Ajo e ka kërcënuar 29 vjeçarin se nuk do ta shohë fëmijën e tij nëse ai nuk do të marrë  ndihmën e nevojshme.   

Një burim i afërt me çiftin ka thënë për Radar se Blac po i  jep ultimatum babait të foshnjës se do të marrë masa drastike që ta mbajë atë larg fëmijës.

Persona pranë Rob dëshirojnë që ai të shkojë në rehabilitim përpara se fëmija të lindë. Djali i vetëm i Kris Jenner, ka nevojë për ndihmë pasi për shkak të problemeve të mëparshme është zhytur në depresion. Gjëndja e tij është përkeqësuar më shumë gjatë shtatzënisë së Chynas.

Kjo e fundit i është drejtuar Rob duke i thënë se duhet t’i shohë seriozisht veprimet e tij sepse është gati për tu bërë baba.

Situata me të fejuarin po i shkakton asaj stres gjatë muajve të fundit të shtatzënisë edhe pse Chyna ishte munduar ta fshehë zhgënjimin e saj. “Ajo është shumë mbrojtëse dhe nuk do që ai  të duket si i çmendur. Por edhe pse e mbron vazhdimisht djalin Kardashian, ajo pret të lindë një fëmije dhe i duhet të shqetësohet për shëndetin e tij””, tha burimi. 

Article Logic
Execution time: 0.0042970180511475