Së shpejti ajo do të bëhet një Kardashian. Blac Chyna festoi ditëlindjen e saj të 28-të, dhe duket qartë se ajo tashmë po jeton një jetë përrallore. Në fotot e postuara në Snapchat, bashkëshortja shtatzënë e Rob Kardashian, qëndron e rrethuar nga shumë buqeta lulesh të bukura, të llojeve të ndryshme, të kuqe, rozë, të bardha.
Të gjitha lulet ishin sjellë nga firma që furnizon familjen Kardashian, dhe kjo ndoshta është një shenjë se asaj i është uruar një mirëseardhje në familjen e tyre. Rob Kardashian ka menduar deri në detaje, teksa i ka dhuruar një tortë të bardhë në të cilën është shkruar, “ Gëzuar ditëlindjen dashuria ime Angela”.
Edhe Chyna ka shpërndarë foto të shumta e rrethuar nga lulet, dhe në njërën prej tyre, tregon se ka mbushur 28 vjeç, dhe se është ditëlindja më e mirë e festuar ndonjëherë.