Çfarë nuk kemi parë nga Blac Chyna duke marrë parasysh formën e deformuar të të pasmeve dhe sa shpesh i nxjerr ajo në publik, por kjo pozë nuk ishte parë deri tani.
Blac ka postuar një foto në të cilën është shfaqur në “pozicion sulmi”, me tanga duke zënë të gjithë panoramën. Duke llogaritur që nuk ngjan dhe aq keq, fare mirë merret me mend sasia e Photoshop që është përdorur tek ky imazh. Megjithatë ne do ta konsideronim si një lëvizje marketingu që thjesht shkoi keq. Ajo ka veshur çorapet Arthur George të të dashurit të saj Rob Kardashian, të cilat i shfaq dukshëm, por dështon që t’i reklamojë. Nuk i kishit vënë re? Nuk keni faj, si mund të dallohen çorapet kur të pasmet e Chyna errësojnë gjithë shikimin.