Shtatzënia e Blac Chyna për ditë me radhë ishte kryefjala e lajmeve rozë.
Ndërkohë ajo surprizon me veprimin e radhës, duke ndarë me mediat sociale për herë të parë ekon e fëmijës.Ndër më të emocionuarit nga kjo eko e bebes do të jetë Rob Kardashian i cili do të bëhet baba për herë të parë. “Për një kohë të gjatë ndihesha sikur King (djali që ka me Tyga-n) do të ishte fëmija im i vetëm dhe se do të ishte bekimi im i vetëm e se do të jetoja vetëm me të përgjithmonë. Por jo! Shikoni ç’bën Zoti: jam e fejuar dhe gati për t’u martuar me njeriun më të mirë që njoh dhe që na do edhe mua, edhe King-un pa kushte”, shkruan modelja krah fotos që ka postuar. Angela White dhe Rob pas fejesës së bërë në muajin prill, kanë premtuar që shumë shpejt do të bëjnë edhe dasmën.