E fejuara shtatzënë e Rob Kardashian, refuzon të marrë pjesë në reality show-n e familjes së famshme.
Blac Chyna është gati të bëhet një Kardashian por kjo nuk do të thotë që t’i përulet Kris Jenner-it. Ajo nuk ka pranuar të bëjë xhirime për KUWTK dhe asgjë nuk mund ta vërë përpara kamerave pavarësisht manipulimeve të Jenner. “Chyna nuk punon falas” ka thënë përfaqësuesi i saj ligjor ndërkohë që Jenner nuk ka paraqitur ndonjë ofertë interesante. “Kardashianët janë yje të reality show-t” ka vijuar përfaqësuesi i Blac, “kurse Chyna është një femër e suksesshme në biznes. Ajo po ndërton një linjë të suksesshme kozmetike si dhe një biznes të madh dhe televizioni nuk është pjesë e kësaj për momentin”
Por ai ka pranuar se nëse do t’i bëhej një ofertë joshëse në momentin e duhur me mundësinë e duhur, ajo do ta merrte në konsideratë.
Ndoshta mama Kris, nuk duhej ta kishte nënvlerësuar kaq shumë nusen e ardhshme të shtëpisë!