Komplot Kardashian kundër tradhëtares Blac Chyna!
Radar Online mëson se motrat e Rob Kardashian, Kim, Kourtney dhe Khloe janë hedhur të gjitha në sulm kundër të fejuarës së vëllait të tyr. Arsyeja? Blac Chyna nuk është saktësisht partnerja më besnike në botë pasi ajo është parë duke “zgjatur” duart drejt një mashkulli tjetër gjatë fundjavës. Burime pranë familjes bëjnë me dije se motrat e Rob kanë punësuar një hetues privat për të ndjekur Chyna-n dhe ta kapin me presh në duar ndërkohë që ajo tradhëton babain e vajzës së saj Dream. Dhe ja që frytet e hetimit erdhën shumë shpejt. Sipas Page Six, Chyna u ngroh së tepërmi me një person misterioz gjatë një feste në Los Angeles. Të pranishmit pretendojnë se ai po “mbante dorën e tij në prehrin dhe këmbët e saj”. Kjo nuk është hera e parë që 28 vjeçarja akuzohet se tradhëton të Rob Kardashian dhe jemi të bindur se nuk do të jetë as e fundit.