Rob Kardashian duket se po e përjeton mjaft mirë shtatzaninë e të fejuarës Blac Chyna.
Madje për ditëlindjen e saj të 28-të, ai ka menduar një surprizë shumë speciale. Ylli i reality shoë-t ka punësuar një aeroplan për të fluturuar mbi hotelin e tyre në Miami të mërkurën, me një mesazh ku lexohej: “Gëzuar ditëlindjen Angie. Të adhuroj!”.
Çifti është parë në Florida përpara se Blac të paraqitej në një strip club, në të cili modelja, emri i vërtetë i së cilës është Angela White, do të festonte ditëlindjen. Kështu, 29 vjeçari dita-ditës nuk po e fsheh më dashurinë për gruan e tij nga e cila pret edhe një fëmijë.
Përveç mesazhit me deklaratë dashurie të “shkruar në qiell” Rob i dhuroi Blac edhe një buqetë me 28 trëndafila të mrekullueshëm, ku përfshiheshin edhe 28 arsye se pse ai e dashuronte atë. Vajzë me fat Blac Chyna!