Pak ditë më parë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku vec takimit me Sekretarin e Mbrojtjes Patric Shanahan, u kthye që andej bashkë me tre helikopter Black Hawk Uh-60.
Modeli Uh-60, ka nisur të prodhohet për herë të parë në vitin 1974 dhe 5 vite me vonë, ka nisur të përdoret, fillimisht nga Ushtria e Shteteve te Bashkuara .
Me 3 helikopteret e rinj Black Hawk, shkon në 30 numri i mjeteve të fluturimit në dispozicion të ushtrisë shqiptare.
Këtë verë, pilotët dhe teknikët e Forcës Ajrore shqiptare do të nisin trajnimin për përdorimin e helikopterëve “Black Hawk” në Gardën Kombëtare të Nju Xhersit, e cila do të kujdeset gjithashtu, edhe për mirëmbajtjen e këtyre mjeteve fluturuese.