“Black Panther” do të rikthehet në kinematë amerikane për nder të “Black History Month”. Filmi i “Marvel” do të shfaqet në disa salla të selektuara, për rreth një javë, duke nisur nga 1 shkurti, dhe biletat do të jenë falas.
Filmi ka pasur një muaj të suksesshëm, duke marrë çmime dhe nominime në eventet më të rëndësishme të kinematografisë.
“Disney” bëri të ditur se do të dhurojë 1.5 milionë dollarë për “United Negro College Fund”, për të ndihmuar të rinjtë me ngjyrë të kenë akses në institucionet më të larta të edukimit.
Shefi ekzekutiv i “Disney”, Bob Iger deklaroi: “”Black Panther” është novator për shumë arsye, duke përfshirë dhe diversitetin e pasur të zërave pas suksesit të tij”.