Legjendaret e Heavy Metal, Black Sabbath kanë lajmëruar një tur, i cili ndoshta mund të jetë edhe i lamtumirës.
Ky tur do te quhet ‘The End’ dhe do të shoqërohet gjithashtu me një CD, e cila do të përmbajë brenda saj muzikë të re nga legjendarët. ‘The End’ do të perfshijë edhe katër këngë të shkëputura nga albumi “13” të cilat janë: Season of the Dead, Take Me Home, Cry All Night, Isolated Man. Për të gjithë fansat ju kujtojmë se këtë përmbledhje do të mund ta gjejnë vetëm në koncertet e grupit gjatë turit të shumëpritur.