Shkrimet për fëmijet që kanë trashëguar para nga baballarët e tyre janë të shpeshta nga gazetari Bledi Mane. I ftuar në “Një kat më lart” nuk mund ti shpëtontë pyetjes së moderatorit Ermal Peçi, nëse mendon se e ka tepruar me këto personazhe.
“Nëse ti do të kishe trashëguar para nga babai yt nuk do bëjë të njejtën gje, nuk do bëje jetën e tyre? Ështe zgjedhja e tyre, çfarë pret ti të bëjnë ata? – iu drejtua Ermali-Bledit, i cili thotë:
“Nuk më intereson individi, unë sulmoj paranë e krimit. Kjo para nga erdhi? S’kanë punuar prindërit tanë? S’kanë sakrifikuar? Kur më vinin në burg etj. Ti bëj transparencë, nga vijnë këto lekë”.
A ka pasur nga këto shkrime kërcënime Bledi? Me shaka, thotë se i kanë dërguar disa ‘o-tr’ dhe tregon momente tejet gazmore.
Mos humbisni si ka ndodhur ky moment, pas minutës së 17-të të “Një kat më lart”.