INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Blen shtëpi me kredi në Tiranë, Ministrja e Arsimit Besa Shahini deklaron pasurinë

Blen shtëpi me kredi në Tiranë, Ministrja e Arsimit Besa Shahini deklaron pasurinë

Publikuar më: 12:32 24-06-2019

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka bërë deklaratën e saj të pasurisë. Vihet re se Shahini ka raportuar se ka blerë një shtëpi në Tiranë në shumën e 75 mijë euro, nga të cilat 30.000 euro nga kursimet e raportuara në llogarinë rrjedhëse në Berlin dhe 45 mijë euro të siguruara me kredi.

Gjithashtu, Shahini ka deklaruar se ka një makinë dhuratë nga babai në vlerë 597.811 lekë. Po ashtu, Shahini ka deklaruar pakësim fondesh në llogarinë që ka në Prishtinë në vlerën 2.800 euro, një llogari rrjedhëse në vlerën 951 euro dhe një tjetër në vlerën 536.653 lekë.

Ndërsa si të ardhura, ajo deklaron ato të siguruara nga pozicioni i zëvendësministrit të Arsimit në shumën e 1.532.326 lekë, si dhe të ardhura si anëtare e bordit të Shoqërisë së Parë Financiare e Zhvillimit dhe Financimit, në shumën e 180.540 lekë.

Article Logic
Execution time: 0.0034332275390625