Në ditën kushtuar fëmijëve, disa e festojnë krah fëmijëve të tyre e të tjerë kujtojnë kohën kur ishin të tillë.
Ky ishte dhe rasti i gazetarit të njohur Blendi Fevziu, i cili ka publikuar një foto throwback e kohës kur ai vetë ishte vetëm një vogëlush. Ngjashmëria me Blendin e ditëve të sotme është qartësisht e dukshme në tiparet e fytyrës dhe na krijohet përshtypja se nuk ka ndryshuar shumë me kalimin e kohës, thjesht është rritur. Në mbishkrimin e fotos, analisti politik shkruan “Tiranën e fëmijërisë së tij”, duke treguar një pamje të vogël të kryeqytetit dekada më parë. Nga 1 qershor në tjetrin me peshën e viteve në mes, ndërkohë që kjo e fundit duket se është ndjerë më shumë tek Tirana, e cila ndoshta është ajo që ka ndryshuar më shumë.