Jo vetëm më e bukura, por edhe më e reja.
Kjo është ajo që na ka thënë gazetari dhe analisti i njohur në postimin e tij më të fundit në Insta. Blendi ka bërë publike një video në të cilën mban në krahë një vogëlushe bukuroshe që këndon pa pushim “O sa mirë me qenë shqiptar”. Entuziazmi i tifozes së vogël duket se ka pushtuar edhe moderatorin e “Opinion”, i cili kërcen ndërsa e mban në krahë, duke mos fshehur dot as pamjen e gëzuar ndërkohë që e sheh atë. Në mbishkrimin e videos ai thotë se “tifozja më e re e Shqipërisë” ka ardhur nga një vend tjetër i Europës në të cilin jeton vetëm për të parë kombëtaren e saj të zemrës. Pamjet e gëzuara dhe shumë simpatike janë xhiruar në qytetin e Marsejës, ku kombëtarja jonë do të luajë me Francën pas pak orësh.