Festat e Pavarësisë e ka gjeti larg vendit moderatorin e njohur, Blendi Fevziu.
Ai ndodhej me pushime në Hawaii dhe prej andej ka ngritur flamurin për të uruar shqiptarët, kudo që ndodhen.
'Gezuar 106 vjetorin e Pavaresise. Gezuar festen e flamurit!', ka shkruar Blendi krah postimit të tij në Instagram.
Por Bes Kallaku i ka bërë një koment komik, duke i shkruar se ai flamur, që ka në dorë, është prodhim kinez.
Ky fakt është komentuar gjerësish, pasi ky flamur që nuk tregon simbolin tonë të vërtetë gjendet masivisht në pikat e shitjes.