Gazetari i njohur, Blendi Fevziu ka kohë që ndan në rrjete sociale momente nga pushimet, por deri tani nuk dinim se në shoqërinë e kujt po i kalonte këto ditë vere.
Ai ndodhet prej disa ditësh në plazhin e Dhërmiut me familjen e tij, dhe siç duket edhe në foto, atij i është bashkuar edhe Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi. Ai shfaqet i relaksuar pranë bashkëshortes dhe vajzës së tij të vogël. Gazetari e ka shprehur disa herë dashurinë që ka për detin dhe kryesisht atë të jugut të Shqipërisë.