Pikërisht në temën rreth grave të pushtetshme në politikë, gazetari i suksesshëm Blendi Fevziu ka zbuluar një dobësi të tij. Gjatë emisionit “Opinion”, moderatori tregoi për herë të parë “fiksimin” e tij të adoleshencës, dhe bëhet fjalër për deputeten e Partisë Socialiste, Arta Dade.
Pasi Monika Kryemadhi i thuri elozhe Dades, duke thënë: “Unë kam qenë fëmijë, por si mbretëreshë e mbanin, sepse ishte e bukra e dheut, por edhe e mençur.”, reagoi dhe Blendi Fevziu.
“Po unë që e kam patur zyshë dhe që i rrija poshtë dritares?! Po lëri tani, mos i hap këto!”- u shpreh me humor gazetari i njohur, duke zbuluar kështu dobësinë e tij të hershme për politikanen që e dëgjonte e buzëqeshur.