I ftuar në emisionin Kolaudim në In Tv, moderatori i emisionit Opinion Blendi Fevziu, ka hedhur dritë mbi veprimet e kryeministrit Rama, në lidhje me ofendimet që ai ka bërë kundrejt gazetarëve.
Fevziu ka thënë për In Tv, se kryeministri nuk i ka ofenduar gazetarët sepse ashtu mendon realisht për ta, por thjesht dëshiron të tërheqë vëmendjen nga një problem tjetër që është shumë më i madh. Sipas Fevziut, roli që po luan tani kryeministri, është i njëjtë më rolin e atij “personit kamikaz”, i cili mundohet që ta tërheqë vëmendjen nga vetja për të mbuluar ose për të lënë në hije ngjarjet e mëdha.
Ajo që ka më shumë në sy është edhe mendimi që Blendi Fevziu, ka për kryeministrin. Ai u shpreh se Rama, është produkti më mediatik që Shqipëria ka pasur ndonjëherë.
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: