INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Blendi Klosi: votuan 84% e anëtarësisë, Blushi e PD akuzojnë për manipulim

Blendi Klosi: votuan 84% e anëtarësisë, Blushi e PD akuzojnë për manipulim

Publikuar më: 15:08 10-04-2016

Sekretari Organizativ i PS, Blendi Klosi bëri publike sot rezultatet e referendumit që u mbajt ditën e djeshme. Anëtarësia e PS-së u thirr për të votuar për çështjen “Kur Partia Socialiste është në qeveri dhe Kryetari i saj është i zgjedhur Kryeministër – A konsiderohet i rinovuar automatikisht mandati i Kryetarit?

Blendi Klosi dha këto shifra: 84 % e anëtarësisë së partisë ushtruan të drejtën e votes. Gati 95 % e anëtarësisë votoi për afirmimin e normës statutore që vendosi Kongresi, për të konsideruar të rinovuar automatikisht mandatin e kryetarit të partisë kur partia fiton zgjedhjet dhe partia është në qeveri, duke sjellë një risi në Statutin e Partisë Socialiste.

Por, Deputeti Ben Blushi, thotë se pjesëmarrja ishte rreth 40 % dhe në një letër të hapur akuzon organizatorët për falsifikim të rezultatit, për numërim të votave nga vartësit e kryeministrit dhe kërkon hapjen e kutive. Ashtu si Blushi, për manipulim bëri akuza edhe Partia Demokratike.

Referendumi sipas Klosit ishte shprehje e lartë e demokracisë në parti, për një çështje dhe vendimmarrje të kongresit të PS. Klosi tha se procesi ishte transparent dhe i monitoruar nga mediat, dëshmi se PS është forca më demokratike në vend dhe partia më e organziuar. Në fjalën e tij, ai u ktheu përgjigje edhe kundërshtarëve të djathtë, duke u bërë ftesë që të mësojnë nga ky referendum, se si bëhen zgjedhjet.

Article Logic
Execution time: 0.0037968158721924