Moderatori i njohur radiofonik ka goditur në portë, por ka kapur shtyllën!
Kjo është ajo që ai vetë deklaron për sa i përket ftesës së Top Awards në postimin e tij të fundit në Instagram. Ai ka bërë publike dy foto, “para dhe pas”, që shfaqin qartë humorin e tij aktuall. Ai u ekzaltua në momentin që erdhi ftesa për në eventin muzikor, por fati nuk deshi dhe mesa duket thjesht nuk paska qenë e thënë. Entuziazmi nuk zgjati shumë dhe shkoi e u përplas me shtyllën në momentin kur e kuptoi se nuk ia kishte dalë mbanë. Në fakt ftesa në të vërtetë paska qenë për Orgesa Zaimin dhe kështu Blendi, siç e tha edhe vetë, përfundoi “Top-less” . Çfarë t’i bësh, më shumë fat vitin tjetër.