Bleona është nga ato personazhe të showbizz-it shqiptar që nuk mund të mos krijojë ‘zhurmë’.
E drejtpërdrejtë dhe pa dorashka si gjtihmonë, Bleona ka qenë e ftuar mbrëmë në Xing me Ermalin ku ka rrëfyer plot gjëra të reja si për projektet muzikore dhe jo vetëm.
Mirëpo, duket se këngëtarja dhe velina, Kejvina Kthjella “nuk i paskan punët shumë mirë”.
Kur erdhi radha e Kejvinës për t’i bërë pyetjen Bleonës, moderatori Ermal Mamaqi i tha të ketë kujdes se nga hera e fundit nuk shkoi shumë mirë.
Pasi Bleona e pyeti pse, Ermali tha: “Desh u ngul thika poshtë çorapes, kështu mu duk mua”.
“Zemër më ke inat ti mua?”, e pyeti Bleona Kejvinën. “Jooo”, i tha Kejvina e habitur nga ky keqkuptim.
“Dhe me të pasur inat nuk flitet dot”, shtoi velina me humor.