Bleona dhe Robert Aliaj nuk ishin pjesë e spektaklit “Love Story” mbrëmjen e së hënës.
Arsyeja?!
Bleona ka mbetur në Amerikë, ndërsa Roberti në Belgjikë për shkak të Covid.
Dy opinionistët janë infektuar me variantin Omicron por nuk kanë simptoma shqetësuese. Edhe pse nuk ishin në spektakël, ata dërguan nga një videomesazh.
Bleona: Mirëmbrëma të gjitha, fatkeqësisht për shkak të Omicron nuk mund të jem aty sonte. Do doja të përshendesja të gjithë dhe të uroj shqiptarët gëzuar Vitin e Ri dhe shiheni javës tjetër.
Robert Aliaj: Mirëmbrëma Love Story. Një vit i ri i mbarë dhe të sjell fundin e pandemisë, le të jem unë viktima e fundit e Covid që më detyroi që të qëndroj në Bruksel dhe nuk më la që të jem aty me ju. Do doja që të jeni më të vëmendshëm, vajzat karshi djemve dhe djemtë të thonë fjalë më të bukura për vajza. Do doja që t’iu jap një këshillë të vogël, të jeni më me vetëbesim. Ju përqafoj shumë fort, bëni kujdes dhe do flasim në vazhdim, unë nëpërmjet Instagramit dhe ju nëpërmjet mikrofonit.
Alketa Vejsiu: Të uroj shërim të shpejt, më duhet të them që je një e keqe e domosdoshme.