IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Bleona ''dhëmbë për dhëmbë'' me Gent Hazizin! Ai dhe Luana donin ''ta martonin'' në emision, këngëtarja u publikon bisedën [FOTO]

Bleona ''dhëmbë për dhëmbë'' me Gent Hazizin! Ai dhe Luana donin ''ta martonin'' në emision, këngëtarja u publikon bisedën [FOTO]

Publikuar më: 21:57 19-12-2017

Bleona nuk ka duruar më dhe ka i ka demaskuar...

Emisioni i fundit “Shiko kush Luan” ka shkaktuar shumë debat mes Bleona Qeretit dhe aktorit Gentian Hazizi. Në njërën prej lojërave, Armand Pezës i duhej të bënte çift disa nga personazhet shqiptarë dhe ndër ta ka bashkuar Flori Muamjesin me Bleona Qeretin. Këtë zgjedhje e ka mbështetur edhe aktori Hazizaj i cili ka shtuar: ‘Shkojnë, shkojnë’. Bleonës nuk i ka pëlqyer aspak kjo dhe ka reaguar keq ndaj aktorit duke e quajtur anonim atë dhe më pas emisioni u fshi nga Youtube.

Por pas disa reagimeve, Bleona ka plasur “bombën” mbrëmjen e sotme. Ajo ka postuar një foto të bisedës së saj me një gazetar të emisionit (siç kuptohet nga screenshot-i ku te emri shkruhet journalis..) i cili i ka kërkuar asaj të vijë në puntatën e 1 janarit për të inskenuar një martesë me Flori Mumajesin. Ai i ka thënë që puntata do regjistrohet dhe biletën mund ta pagujë Top-i, por Bleona ka kërkuar 100 mijë Euro dhe biletën e paguar.
Më pas ajo në shkrim falenderon ironikisht Gentin për ftesën, dhe i thotë që s’mund të vijë se ishte e zënë me “post production” të filmit që ka xhiruar me Nicolas Cage.

publ.png


Ja shkrimi i saj i plotë:
“per te gjithe kategorine e “ aktoreve te medhenj” qe maten me “hijen e mengjesit”, pastaj I fusin 1 dopjo konjak tek akademia dhe arrijne ne kokluzionin qe ata kane talentin me te madh qe mund te egzistoje ne nje qenie humane,dhe aq me teper mendojne qe “ Robert De Niro’t” dhe “Al Pacino’t” e kesaj bote jane losers, ju pershendes me nje: Dyftyresi tipike shqiptare!!! Nga njera ane “plas ironia” nga ana tjeter fillon “sahan - lepirja”!!!! PS: Gento faleminderit per ftesen!!! Pervec 2 anetareve te tjere te familjes qe po supozoj do te te mbeshtesin automatikisht, do isha shume e nderuar te isha nje nga 3 vetat qe do te shikojne kete projekt kaq prestigjoz!!! Fatkeqesisht agenda ime nuk e lejon te jem ne Tirane ne kete kohe, sepse jam ne “ post production” te filmit tim me te ri #211 qe sapo xhirova me Nicolas Cage! Link in Bio. Te uroj shume fat ne rrugen tende te “artit te vertete”. Love Bleona”

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.003446102142334