Një vit më parë në të njëjtin spektakël ato të dyja ishin shumë mike ndërsa sot…sot është ndryshe.
Mbrëmjen e kaluar startoi edhe edicioni i ri i “Dance With Me” ndërkohë që Rozana e paralajmëroi fillimin e tij më parë nëpërmjet një fotoje të publikuar në Instagram.
Menjëherë në këtë foto ai që ka tërhequr vëmëndjen e të gjithëve ka qenë komenti goditës i Bleona Qeretit e cila ka kërkuar 2 mijë euro që sipas saj ia kanë borxh Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka. Por Rozi duket se është bezdisur nga ky koment dhe jo vetëm ka bërë indiferenten duke mos i kthyer përgjigje këngëtares, por edhe ka preferuar ta heqë fare foton. Por edhe në foton e radhës Bleona ka insistuar me kërkesën e saj duke komentuar “Bejbi LEKËT”.