Si një amerikane e vërtetë edhe Bleona Qereti ka festuar këtë vit "Darkën e Falenderimeve".
Përmes një fotoje në Instagramin e saj, brunia bukuroshe ka pozuar në ambjentet e një restoranti luksoz në Beverly Hills, përkrah prindërve të saj Oli dhe Nazmi Qereti si dhe qenit Jonny. "Arsyet për të qenë mirënjohëse" ka shkruar Bleona në foto duke bërë tag jo vetëm të pranishmit në darkën modeste, por edhe të vëllain e saj në mungesë, Bledar Qereti. Në këtë mënyrë artistja shqiptare ka vërtetuar se pavarësisht shoqërive të shumta lart e poshtë nëpër botë, familja vazhdon të mbetet gjithmonë e para. Big up Bleona!