Bleona ka vënë dorën në zemër dhe me shumë pozitivitet i ka kushtuar disa rreshta këngëtares Linda Halimi në Instagram.
Pasi postoi këtë foto ajo shkroi: “Bravo Linda jam shumë krenare për ty” dhe i është drejtuar Jennifer Lopez-it dhe Ryan Seacrest “ Ju lutem ma kini kujdes këtë vajzën”. Duket se Bleona i bie shkurt kur vjen puna për t’u futur mik. Me siguri J.Lo dhe Ryan e kanë marrë parasysh kërkesën e saj se në fund të fundit nuk ndodh çdo ditë që Bleona të kërkojë ndere.Vrasim mendjen se si do ia kthejë nderin Bleona!
Kujtojmë se Bleona ka kaluar vetë një periudhë të vështirë derisa u bë e njohur në SHBA dhe me siguri ajo e di mirë se sa i rëndësishëm është mbështetja për një artist.