Ajo di gjithmonë si të jetë në qendër të vëmëndjes.
E kush tjetër veçse Bleona Qerreti! Këngëtarja edhe këtë herë nuk ka harruar të na vërë në dijeni për arritjen e saj të radhës. Dhe këtë e ka bërë...duke i rënë nga Kina. Teksa Ermal Mamaqi poston një foto të Alketa Vejsiut si e ftuara e radhës në emisionin e tij, mes shumë komenteve me pyetje bie në sy komenti i Bleonës e cila shkruan: “O Alketa, o yll me super energji pozitive, me super zgjuarsi, me super karrierë e super familje. A ma jep dot borxh djalin tënd nja 1 javë sa për Grammy’s këtu në LA sepse ka syçkat më të bukura në botë? “.
Besojmë edhe ju e lexuat mesazhin e përcjellë mes rreshtave nga Bleona.