Ajo gjithmonë është përfolur për daljet e zhveshura në publik. Kështu, është kthyer edhe në një sensacion ndërkombëtar pasi edhe mediat e huaj i kushtuan vëmendje. Njëra ndër to është prestigjiozja Daily Mail.
Dashur pa dashur Bleona është kthyer në një sensacion ndërkombëtar. Edhe pse shumëkush mendon se rrugëtimin deri këtu e arritur duke bërë gjithçka që të bie në sy , ajo vetë e ka mohuar diçka të tillë në intervistën e dhënë së fundmi për gjigandin Daily Mail.
Këngëtarja ka thënë se zhveshjet e saj në publik janë art dhe jo me qëllim që të bie në qendër të vëmendjes.
“Gratë kanë qenë të shtypura aq gjatë, të para si objekte nga burrat në këtë industri. E vesha atë fustan të hapur për fushatën #MeToo (kundër ngacmimeve seksuale). U desh të kuptohej se unë jam e lirë dhe më lejohet të shpreh veten ashtu siç jam në të vërtetë. Të gjitha gratë duhet të ndihen rehat me këdo që janë”, është shprehur Qereti për “DailyMail”.