Është folur aq shpesh për shpirtin e saj binjak, saqë më në fund Bleona ka vendosur të flasë vetë.
Teksa ka postuar këtë foto në Instagram, këngëtarja ka hapur aplikimet për të gjetur shpirtin binjak. “Nëse më do, pranoj. Aplikime vetëm nga djemtë shqiptarë. Më në fund jo më me zemër të thyer”, ka shkruar ajo.
Më pas e ka pasuar me një tjetër foto me unazë fejesë me diamant dhe me një tjetër shkrim: “Më jepni një unazë të tillë dhe 2 fëmijë... ose 3”.
Ky ishte një mesazh i qartë për mashkullin që kërkon të jetë shpirti i saj binjak, por vetëm shqiptar. Urojmë që ai i duhuri të dijë të flasë anglisht për ta kuptuar atë që kërkon këngëtarja.