INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bleona nuk ishte shqiptarja e vetme në Oscars 2018, ja si u veshën [FOTO]

Bleona nuk ishte shqiptarja e vetme në Oscars 2018, ja si u veshën [FOTO]

Publikuar më: 12:24 05-03-2018

Mbrëmë u zhvillua eventi më i rëndësishëm në kinematografi, OSCARS 2018.

Parakalim në tapetin e kuq, emocione në sallë kur thirrej emri i fituesit, duartrokitje por edhe after party.

Festa pas përfundimit të ceremonisë bëhet në after party-n në ‘Vanity Fair’.

Pjesë e festës kanë qenë edhe tre shqiptaret: Rita Ora, Bebe Rexha dhe Bleona Qereti.

Bleona kishte zgjedhur një fustan të gjatë pas trupit ku ekspozon më së shumti pjesën e dekoltesë. Ngjyra anon nga argjeni në flori me nuancë rozë ndërkohë që kurimin e imazhit të saj ia ka besuar grimieres shqiptare Suela Cangut.

wrwerte.png

Rita Ora ka zgjedhur një kombinim midis të kuqes së ndezur dhe nuancës portokalli ku tyli me të cilin është ndërtuar veshja është thuajse transparent duke ekpozuar në këtë mënyrë të gjitha hiret e saj. Flokët i ka ngritur lartë ndërkohë që makeup-in e ka preferuar minimalist.

28536714_10215211999563896_1432705727_n.jpg

Ndërsa Bebe Rexha kishte zgjedhur një fustan voluminoz të kuq, duke ekspozuar edhe ajo pjesën më të madhe të dekoltesë ndërkohë që përsa i përket flokëve dhe makeup-it ka vendosur të stilohet thjeshtë.

28722157_10215211999683899_703905671_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0018539428710938