Dikur femrat martoheshin mundësisht përpara të 25-ave dhe menjëherë më pas lindnin fëmijë.
Por sot kohët kanë ndryshuar dhe ato duan të kenë një karrierë dhe të shijojnë jetën përpara se të angazhohen seriozisht në netë pa gjumë apo ndërrimin e pelenave të një bebeje. Dhe duke qene se ora biologjike nuk pret, një nga opsionet është ngrirja e vezëve. Një proçedure të tillë i janë nënshtruar shume Vip-a në botë, tanimë edhe Bleona. Vetëm pak orë më parë, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit në Instastory, lajmin se po ngrin vezët duke demonstruar live një pjesë të proçesit që përfshin shiringa dhe shpime prej vetë asaj në pjesën e barkut. Mesa duket Bleona vazhdon ta ketë seriozisht idenë e karrierës prioritet. Po aq serioze sa ç'është kur po na thotë se do vërtet që të ketë një trashëgimtar. Le të shohim cili prej tyre do të kalojë realisht në plan të parë.