Bleona vjedh sërish vëmëndjen, këtë herë të faqeve të huaja.
Para disa ditësh këngëtarja postoi dy video në të cilat dukej se ishte gjatë realizmit të një seti fotosh. Si gjithnjë, Bleona pëlqen të jetë ajo kryefjala e të gjithëve, aty ku ndodhet. Dhe ia arriti. Këngëtarja jo vetëm që u komentua dhe u filmua nga kalimtarët por këto video të saj u bënë virale sepse përfudnuan edhe në këtë faqe Instagrami me video gazmore “Tiabaldo” që njeh rreth 1.8 milionë ndjekës. Komentet ironike kanë qenë të shumta dhe kishte edhe nga ata që ironizonin veshjen e saj duke e konsideruar si jo të përshtatshme për fundvit. Ndërsa të tjerë e kanë krahasuar me Angelina Jolie-në. Gjithsesi, për mirë apo për keq, Bleona sërish arriti të jetë qendra edhe e faqeve të huaja.