Definitivisht ka vendosur që të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes për gjëra të ‘çuditshme’, që vetëm ajo mund ti bëjë. Provokon shpesh me fotot që publikon, në të cilat shfaqet më shumë e zhveshur. Këtë herë, këngëtarja vjen ndryshe nga çjemi mësuar ta shohim. Në foton e saj Bleona shfaqet duke pirë njw kafe nën rrezet e diellit, mbi të cilën ka shkruar: “Më nënvlerësoni...do të jetë shumë qejf, duke mbajtur shënime”. Mesa duket këngëtarja ka dashur të japë një mesazh për dikë që nuk ka ditur ta vlerësojë, kështu ajo paralajmëron se do të provojë të kundërtën. Cfarë duhet të presin kësaj here nga Bleona?