Sapo janë publikuar disa foto topless të Bleona Qeretit të cilat na bënë ne të In Tv të bëhemi skeptikë. Këtë herë jo për format trupore të Bleonës pasi ato i kemi parë e stërparë, por për burimin e fotove. Dihet që Bleona është një "international popstar" por që ta kishin ndjekur paparazzi-t deri në Karaibe s’na e merrte mendja. Edhe pse na duket pak i çuditshëm fakti se një foto shumë të ngjashme me këto me pullë të kuqe, Bleona e ka postur në Instagram-in e saj përpara 2 ditësh.
Nëse krahasojmë fotot "me pullë" dhe ato "pa pullë" vërejmë se janë shkrepur nga i njëjti kënd. Mund ta kemi edhe gabim por duket se janë bërë nga i njejti person apo për të qenë më preçizë, nga i njejti telefon apo aparat fotografik.
Gjithsesi rikujtojmë se eksluzivitetin e këtyre fotove e ka Opinion.al dhe për koinçidence Bleona poston sërish një tjetër foto "throwback" këtë herë ku gjendet në krahun e gazetarit Blendi Fevziu! Ajo shkruan poshtë fotos ndër të tjera " Ndiqni Opinion sonte!" Logjika na thotë se nëse Opinion.al do ti kishte postuar këto foto nga një paparazzi pa dijeninë e Bleonës, me siguri bukuroshja do ta kishte kursyer këtë postim të fundit. Pyetja një milion dollarëshe është: T'i ketë dërgur vetë Bleona këto foto? Dikur tha se i dukej normale të dilte me gjoks jashtë përpara babait. Mesa duket babi Nazmiu i ka dhënë leje të ndajë hiret e saj me gjithë Shqipërinë... Ah ndjesë... Me gjithë botën! Shpresojmë që me daljen e këtyre fotove, Bleona të gjejë vërtet dashurinë e jetës, djaloshin të cilin ka kohë që e kërkon. Atë me llogari mbi 1 miliard dollarë! Çështja është: A vlejnë këto foto 1 Miliard dollarë? Si thoni ju?