Bleona Qereti është “larguar” nga “Zonë e Lirë” pasi në ekran u shfaq video ku aktori Rezat Veleshnja imiton këngëtaren teksa ngrin vezët. Bleona tha se e bëri këtë veprim sepse kërkon që të mos humbasë mundësinë e të bërit nënë.
Këngëtarja ka aktruar në mënyrë perfekte teksa është ngritur nga karrigia dhe është nisur për të dalë.
“Betohem që kjo është hera e fundit që unë do të jem këtu nëse nuk e heq këtë video. Ky është skandal, është injorancë e madhe. Je duke ofenduar të gjitha femrat me këtë”, tha Qereti.
Por vetëm pas këtyre fjalëve, ajo është rikthyer e qeshur në studio, mirëpo ka shpërthyer në sharje ndaj Veleshnjës.
Ja biseda mes Belonës dhe Arian Çanit:
Çani: Qetësohu.
Bleona: Nuk ka lidhje me qetësinë. Është skandal mo Arian, është injorancë shumë e madhe.
Çani: Por ai është aktor i madh, me imiton edhe mua!
Bleona: Nuk e di unë çfarë bën ai, ai bën mirë të zhduket. Këtej flasim për emancipimin e femrave, këtej del një debil që është mashkull, që s’ka lidhje me këtë punë.