Ajo tashmë është kthyer në temë debati jo vetëm për mediet rozë dhe për fansat por situatat të cilat ajo i krijon kanë përfshirë edhe personazhe publike.
Bleona Qereti tashmë mund të simbolizohet nga dy fjalë kyçe ndër të shumtat që mund të gjejmë: “Seksi dhe sfidante e tabuve”.
Edhe së fundmi ajo ka postuar në Instagram një foto ku shfaqet tejet sensuale e veshur me bikini dhe duke provokuar me pozicionimin e gishtit në gojë.
"Ashtu siç thotë edhe shprehja: “Bli më shumë por vish më pak”, shkruan Bleona në foton e saj.
Por mesa duket ndryshe nga herët e tjera ku kryefjala e diskutimeve ka qenë sensualiteti i Bleonës këtë herë diçka tjetër ka rënë më shumë në sy duke bërë bujë dhe pikërisht komenti i këngëtares Rozana Radi.
“Ca bo mi ca bo hjade mi ku se u zine groshet! Je tha fare nuk shtyhet jeta me krudo!,”- përfundon ajo.
“Hahahahahah”, ishte përgjigja e Bleonës, dhe mesa duket ajo e ka marë goxha me sportivitet këtë faktë duke marrë parasysh se vajzat janë mikesha të vjetra me njëra tjetrën.