Pas publikimit të këngës së saj “Wicked Love” Bleona Qereti u larguar për pak nga qendra e vëmendjes së publikut dhe fansave duke munguar me ngjarjet e saj që bëjnë gjithmonë bume.
Por jo për shumë, Bleona është rikthyer sërish dhe këtë herë mesa duket me një super projekt që konsiston në lancimin e një libri autobiografi ku këngëtarja do të rrëfejë detaje të padëgjuara më parë nga jeta e saj.
“Shumë krenare dhe e lumtur që do të njoftoj se libri për jetën time për të cilin ju të gjithë keni pritur aq gjatë, është më në fund në rrugën e tij”, shkruan ajo.
Më tej kengëtarja është shprehur se ka ardhur koha që ti japë fund të gjitha perceptimeve të rreme për të gjitha aspektet e jetës së saj dhe të tregojë anën e saj të historisë.
“Arma më e mirë që kam në jetën time është e vërteta. Ky libër shpjegon se çfarë do të thotë të thuash Jo dhe të marrësh një Jo si përgjigje”, shprehet Bleona duke na kujtuar kështu premtimin e saj se do të publikoj emrat e rëndësishëm ku përfshihen edhe politikanë të cilët kanë pasur flirte me këngëtaren.
Bleona po që di si ta tërheq vëmendjen e fansave! Histori si këto janë gjithmonë me interes në botën e showbizz-it.