INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bleona Qerreti ka vetëm një kërkesë për burrin e saj të ardhshëm: ‘’Duhet të jetë i fortë, por...’’

Bleona Qerreti ka vetëm një kërkesë për burrin e saj të ardhshëm: ‘’Duhet të jetë i fortë, por...’’

Publikuar më: 18:17 30-04-2019

Në mbrëmjen e djeshme në emisionin “N’drrimi i natës” me moderatorin Alaudin Hamiti ishte e ftuar Bleona Qerreti.

Në një bisedë të sinqertë ajo ka rrëfyer planet e saj për të ardhmen në karierrën ndërkombëtare që ka nisur, sukseset në “Billboard” dhe atë se çfarë po ndodh në jetën personale.

Gjatë emisionit Bleona gjithashtu tregoi se është ende në kërkim të dashurisë dhe zbuloi kriterin që duhet të plotësojë partneri ideal.

Bleona u shpreh se ai duhet të jetë një burrë i fortë, por mos ta pengojë shkëlqimin e saj.

“Dua të jetë i fortë, duhet të jetë burrë i fortë dhe i sigurt në vetvete. Dhe mbi të gjitha, të mos ma marrë shkëlqimin të më lejojë të shkëlqejë", u shpreh Bleona.

E pyetur nga moderatori Alaudin Hamiti nëse e ka gjetur një person të tillë, Bleona u shpreh se është në kërkim.

"Ka shumë burra të fortë që nuk ia lejojnë partneres të ndriçojë. Ky është problemi që unë kam me meshkujt, sado që janë të suksesshëm vet nuk e duan partneren të jetë më e suksesshme se ata", tha këngëtarja.

 

Article Logic
Execution time: 0.0041520595550537