Së fundmi është zbuluar një shoqëri që ekziston prej shumë vitesh ndërmjet gazetarit Blendi Fevziu dhe këngëtares Bleona Qerreti.
Një gjë të tillë e ka zbuluar vetë Bleona nëpërmjet disa fotografive të publikuara në Instastory.
Në shpjegimin e këtyre fotografive, Bleona ka thënë se para shumë vitesh ka marrë një dhuratë të shtrenjtë të bërë pikërisht nga gazetari i njohur i TV Klan.
Ai i ka dhuruar rreth 9 vite më parë një varëse çelësash të firmës “Cartier”.
“Blendi Fevziu xhemla kjo dhurata e jotja Cartier është tek çelësat e mi për 9 vjet, love you,”-shkruan këngëtarja.
Mesa duket miqësia e mirë është si vera e vjetër, asnjëherë nuk i ikin vlerat.