Ata të dy janë miq të vjetër, por si duket jo vetëm kaq.
Ka qenë vetë Bleona ajo që e ka ngacmuar kantautorin në një koment që të bën të mendosh se ata të dy kanë qenë në një lidhje. Flori sapo postoi këtë video me një qen që gërhet dhe që i bën tag emrin mikut të tij i cili si duket është personi që nuk e lë Florin të flerë për të njëjtën arsye. Aty dallon komenti i këngëtares e cila i shkruan Florit: “Ne të dy”. Dhe producenti i mban lojën mikeshës së tij duke iu përgjigjur: “Na i çove dem kaq vite fshehtësi”. Të ketë patur diçka vallë? Po kjo është thjeshtë një mënyrë për të tërhequr vëmëndje?