Sigurisht që detaji ‘ekstravagant’ nuk do të mungonte as këtë herë tek Bleona.
Këngëtarja është gati për të sjellë klipin e ri dhe sërish tërhoqi vëmendjen. Edhe pse shpesh është kritikuar për ekstravagancën e tepruar që e karakterizon në veshje, kjo për Bleonën nuk përbën aspak problem dhe vazhdon ta përsërisë.
Ajo sapo zbuloi edhe njërën prej veshjeve që do të mbajë në klip: lëkurë, me shkëlqim që e bën të duket më seksi se kurrë.