Këngëtarja e njohur Bleona Qerreti gjithmonë arrin të tërheqë vëmendje, në çdo dalje të saj ashtu si edhe me postimet në rrjetet sociale.
Teksa shfaqet thuajse e zhveshur në pjesën e poshtme të trupit, duke vendosur vetëm një trëndafil në pjesën intime, këngëtarja na tregon se kjo është ajo çfarë ndodh me të, në 2 e 30 të mëngjesit.
Në fakt Bleona ndodhet në një nga plazhet e bukura në Malibu, ku me sa duket po xhiron një klip që do të dalë së shpejti.
Komentet janë të shumta nga ndjekësit e faqes së saj në instagram, të cilët nuk kanë mundur t’i rezistojnë tundimit të fotos, ku e ngacmojnë për trëndafilin e vendosur në një zonë delikate. Mes të tjerëve shihet edhe komenti i aktorit Julian Deda, që e pyet se ku e ka mbjellë lulen, ndërkohë që Bleona nuk përton të shpjegojë se lulja është e ngjitur./intv.al/