Bleona Qereti është ndër të vetmet shqiptare, e cila ka parakaluar në ‘red carpet’ në eventet më të rëndësishëm të industrisë së muzikës në botë. Te shumte jane personat që besuan tek Bleona për suksesin e saj por disa të tjerë, jo. Në një lidhje direkte me emisionin “Chaud Patate”, Bleona tregoi për planet e 2018-ës duke thënë se ka surpriza.
“Nga fundi i shkurtit do të jem sërish në Europë dhe kam shumë projekte të reja, të cilat dua ti lë surprizë. Jam duke punuar 5 këngë në anglisht, që kanë filluar që në dhjetor të bëhen gati në studio. Tre kanë mbaruar icizimin, kam dhe dy të tjera për të përfunduar dhe do të lançoj 5 këngë dhe 5 video të reja.”,- u shpreh Bleona.