Blerim Destani ka veshur uniformë ushtarake dhe duhet thënë se i rri mjaft mirë.
Nuk e dimë nëse është bërë gati të shkojë në ushtri apo bëhet fjalë për një rol në ndonjë film të ri. Qeni që shihni quhet Balo dhe ka pozuar njësoj si dy personazhet që qëndrojnë në rreth tij, duke u përfshirë edhe ai në një pozë tërësisht ushtarake. Gjithashtu nuk mund të mos përmendim faktin që Blerimi nuk ka harruar puron e tij të famshme të cilën nuk e kuptuam kurrë nëse ai vërtet e konsumon apo e përdor vetëm si aksesor. Ju keni ndonjë ide?