Blerim Destani është bërë bashkë me aktorin e preferuar të telenovelave të mamave të shumë prej jush.
Aktori shqiptar që po e zhvillon karrierën në Gjermani ka zhvilluar disa projekte kinematografike atje. Por projekti më i ri i tij do të jetë me Kida Ramadan, aktorin që në Shqipëri njihet për rolin protagonist në telenovelës “Sulejmani i Madhërishëm”. Madje ai duket aq i afeksionuar pas Shqipërisë saqë ka veshur edhe bluzën e kuqe me shqiponjën e zezë.
Filmi do të jetë një bashkëpunim shqiptaro-amerikan dhe do të mbajë titullin “Kanuni”. Mezi pritet të “sillet në jetë’ ky projekt nga aktorët dhe gjithë stafi realizues.