Aktori shqiptar Blerim Destani ka nisur punën për një nga filmat më të rëndësishëm të karrierës së tij kinematografike. ‘The Poison Rose’ është titulli i filmit, ku Destani do të aktrojë përkrah dy aktorët me famë botërore John Travollta dhe Morgan Freeman.
Sipas revistës “Who”, xhirimet për filmin kanë nisur në muajin maj të këtij viti në Savannah të Georgia nën regji të George Gallo dhe skenar të bazuar në novelën e Richard Salvatore.
Mësohet se aktori shqiptar luan në rolin e një djali meksikan me emrin Lorenzo Rodriquez. Filmi trajton historinë e një ish ylli të futbollit, i cili tenton të ndihmojë një vajzë të re në telashe dhe përfundon duke luftuar me një rrjet kriminal.
Në fund të filmit, ai zbulon se vajza që po ndihmon, është vajza e tij biologjike që ka humbur prej kohësh dhe niset menëherë ta shpëtojë. Sakaq, ai mëson sekretet e errëta të qytetit ku jeton. Filmi është në stilin e dramave detektive të tipit “Chinatown,” “L.A. Confidential,” apo “The Long Goodbye”.